Eksperti i sigurisë Drizan Shala, e ka komentuar protestën e mbrëmshme të mbajtur në Prishtinë ku u kërkua miratimi në lexim të dytë të ligjit për Specialen.
Shala në emisonin Kosova Today, vuri në pah detaje se sa ka qenë e mundshme që dikush nga Serbia të mund të interferonte në mesin e turmës.
“Prandaj Policia e Kosovës, komandanti i stacionit Qendër pas përmbylljes së hapësirës veprimeve policor, apo përdorimin e njësive të specializuara për të neutralizuar turmën e cila ishte në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ka komunikuar: “Nuk toleroj njerëz me maska afër apo brenda turmës sepse ka dyshime, ka frikë potencialisht që të ketë interferime të Serbisë dhe strukturave tjera, që e shfrytëzojnë këtë momentum për të djegur objektet e veçorisë së veçantë siç janë ato të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit”, deklaroi Shala në Klan Kosova.




