Senegali apo Maroku, kush do të shpallet kampion i Afrikës – nesër vendimi i CAS

Senegali apo Maroku, kush do të shpallet kampion i Afrikës – nesër vendimi i CAS

Senegali apo Maroku, kush do të shpallet kampion i Afrikës – nesër vendimi i CAS

Një prej dramave më të mëdha në historinë e futbollit afrikan po shkon drejt epilogut përfundimtar, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar se të martën do të publikojë vendimin lidhur me ankesën e Senegalit kundër heqjes së titullit të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Kjo betejë ligjore nisi pas finales së zjarrtë të zhvilluar në janar në Rabat, ku Senegali e mposhti në fushë vendin organizator, Marokun, me rezultat 1-0 pas vazhdimeve. Megjithatë, dy muaj më vonë, Komisioni i Apelit i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) vendosi t’ia hiqte trofeun Senegalit dhe t’ia jepte fitoren në tavolinë Marokut (3-0), me arsyetimin se senegalezët e kishin braktisur fushën.

Gjithçka kishte ndodhur në minutat e fundit të kohës së rregullt të finales, kur pas akordimit të një penalltie në favor të Marokut, futbollistët e Senegalit u larguan nga fusha në shenjë proteste për 14 minuta, madje disa prej tyre u drejtuan drejt zhveshtoreve. Skuadra u rikthye më pas në lojë, Maroku e humbi penalltinë dhe Senegali shënoi golin e triumfit në vazhdime.

Senegali e apeloi këtë vendim në gjykatën më të lartë sportive në botë më 25 mars, ndërsa argumenti kryesor i tyre bazohet në faktin se vendimi i gjyqtarit në fushë është përfundimtar dhe se ai kishte lejuar vazhdimin e ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit.

Ndonëse seanca dëgjimore me palët (Senegalin, Marokun dhe CAF-in) u mbajt në Lozanë më 8 tetor, CAS vendosi të marrë disa javë kohë për të hartuar një aktgjykim të plotë me bazë të detajuar ligjore (“CAS Award”), vendim i cili ka fuqinë e aktgjykimeve të gjykatave kombëtare.

Paneli që do të vulosë fatin e kampionit të Afrikës kryesohet nga eksperti francez i së drejtës sportive, Gerald Simon, së bashku me profesorin italian Luigi Fumagalli dhe profesorin e së drejtës në Universitetin e Cyrihut, Ulrich Haas. Ora e saktë e publikimit të vendimit të martën ende nuk është bërë e ditur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lapidari për nder të Jakup Krasniqit përurohet më 26 nëntor në Negroc

Lapidari për nder të Jakup Krasniqit përurohet më 26 nëntor në Negroc

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Trump nuk e mori Groenlandën, por ShBA-ja siguroi një avantazh të madh strategjik në ishull

Trump nuk e mori Groenlandën, por ShBA-ja siguroi një avantazh të madh strategjik në ishull

Senegali apo Maroku, kush do të shpallet kampion i Afrikës – nesër vendimi i CAS | Momenti