Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Reshje bore në zonat malore – Kujdes në rrugë

Reshjet e para të borës kanë nisur të bien në zonat malore të Kosovës, konkretisht në Prevallë, Bjeshkët e Rugovës dhe në disa akse të tjera rrugore të vendit, duke sjellë kushte të reja qarkullimi në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të paraqiten ngrica.

Nga ky dikaster qeveritar kanë bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren 24 orë në ditë dhe janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

Ministria rikujton se pajisjet dimërore janë të detyrueshme me ligj nga data 15 nëntor deri më 15 mars, ndërsa ka listuar disa rekomandime kyçe për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion:

Para nisjes, kontrolloni gjendjen teknike dhe nivelin e konsumimit të gomave;

Gjatë vozitjes, përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës;

Mbani distancë më të madhe të sigurisë dhe shmangni frenimet e menjëhershme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton për reshje bore në zonat malore dhe apelon për kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton për reshje bore në zonat malore dhe apelon për kujdes në rrugë

PSG – Roma, ndeshje me rrezik, mobilizohen forca të shumta policore

PSG – Roma, ndeshje me rrezik, mobilizohen forca të shumta policore

Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe

Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe