Sekuestrohen barna dhe mallra të ndryshme në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

Sekuestrohen barna dhe mallra të ndryshme në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

Sekuestrohen barna dhe mallra të ndryshme në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme barnash dhe mallrash të kategorive të ndryshme në Fushë-Kosovë, nën dyshimet për kontrabandë dhe shmangie të tarifave doganore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 22:40, kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare, pas trajtimit të informatave për dyshime për kontrabandë, kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues (kombi) me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur mallra të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, gjatë intervistimit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e ligjshëm të tyre.

Përveç mallrave të gjetura, si prova materiale është sekuestruar edhe automjeti transportues.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore, kontrabandim me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose akcizore.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)