Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor në fshatin Komoran të Gllogocit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor 2026, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.

Sponsor 3M Express

Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, të gjithë meshkuj kosovarë, e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave

“Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme

Raportimet për “arrestime të zyrtarëve”, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Raportimet për “arrestime të zyrtarëve”, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit