Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
Pas më shumë se dy dekadash në zhvillimin e markës JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Scandinavian Living Holding ka arritur një marrëveshje me JYSK Danimarkë për shitjen e biznesit të saj JYSK dhe kalimin e operacioneve në të tre vendet nën organizimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë. Ajo që nisi me hapjen […]

Pas më shumë se dy dekadash në zhvillimin e markës JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Scandinavian Living Holding ka arritur një marrëveshje me JYSK Danimarkë për shitjen e biznesit të saj JYSK dhe kalimin e operacioneve në të tre vendet nën organizimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë.

Ajo që nisi me hapjen e dyqanit të parë JYSK në Kosovë në vitin 2004, është rritur ndër vite duke u shndërruar në një biznes rajonal me 25 dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj periudhe, biznesi është zhvilluar së bashku me ekipet lokale në tre tregjet, duke krijuar një prani të konsoliduar të JYSK në rajon.

Gjatë këtyre viteve, tri kompanitë lokale të franshizës kanë bashkëpunuar ngushtë me JYSK Danimarkë për zhvillimin e markës dhe zgjerimin e biznesit në të tre tregjet. Ky zhvillim është mbështetur nga përvoja dhe njohja e mirë e tregjeve lokale, si dhe nga fokusi i vazhdueshëm në ofrimin e produkteve cilësore për shtëpinë dhe një stil jetese të frymëzuar nga tradita skandinave.

“Jemi shumë krenarë për atë që kemi ndërtuar së bashku gjatë këtyre viteve. Nga hapja e dyqanit të parë JYSK deri te 25 dyqane në tri vende, kjo është një arritje që pasqyron punën dhe kontributin e ekipeve tona, besimin e klientëve dhe forcën e partneritetit tonë me JYSK. Jemi veçanërisht krenarë që kemi ndërtuar kompani dhe një biznes me standarde të larta, të cilat kanë tërhequr një investim të tillë të huaj direkt në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nga një grup i fuqishëm ndërkombëtar me një portofol të gjerë markash. Për ne, ky është një vlerësim i rëndësishëm i asaj që kemi ndërtuar ndër vite dhe një moment i rëndësishëm për kompaninë tonë. Jemi të kënaqur që ky biznes po hyn në një fazë të re së bashku me JYSK”, thotë z. Fatmir Zymberi, pronar i Scandinavian Living Holding.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të natyrshëm për biznesin e JYSK në tre tregjet. Duke u bërë pjesë e organizimit të drejtpërdrejtë të JYSK-ut në Danimarkë, bizneset do të kenë mundësinë të përfitojnë nga investimet e drejtpërdrejta dhe fokusin e vazhdueshëm të kompanisë në rritjen e mëtejshme në rajon.

Përfundimi i transaksionit do të ndodhë më 1 janar 2027.

Për klientët, shërbimi do të vijojë pa ndërprerje, ndërsa JYSK do të vazhdojë t’u shërbejë klientëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut përmes rrjetit ekzistues të dyqaneve dhe kanaleve online.

Rreth Scandinavian Living Holding

Scandinavian Living Holding është kompania mëmë e një portfolio të diversifikuar biznesesh, të cilat operojnë përmes kompanive të saj lokale në rajon.

Në kuadër të këtij portofoli, kompanitë lokale të Grupit operojnë biznesin JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në sektorin e ushqimit të shpejtë operojnë bizneset e franshizës së KFC-së në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Grupi zotëron dhe operon gjithashtu qendrën e vet logjistike dhe Scan Color, ndërsa është një ndër investitorët kryesorë në Prishtina Mall. Përmes këtyre aktiviteteve, Scandinavian Living Holding ka ndërtuar ndër vite një portfolio të gjerë biznesesh dhe markash, duke zhvilluar kompani me standarde të larta dhe një prani të konsoliduar në Kosovë dhe në tregjet e rajonit.

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut | Momenti