Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën

Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën

Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku sërish ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për arsyet e shpërnguljes së qytetarëve jashtë Kosovës.

Sponsor 3M Express

Gjatë një debati në Kuvendin e Kosovës, ditë më parë, Kurti përmendi disa prej arsyeve që, sipas tij, qytetarët po ikin nga vendi, derisa deklaroi se arsye të një vendimi të tillë mund të jenë problemet fqinjësore, procedurat nëpër gjykata apo edhe ndonjë padrejtësi diku.

Por, Sadiku ka thënë se janë të tjera arsye që, sipas tij, qytetarët po ikin nga Kosova.

Në një postim në rrjetin social Facbook, ai ka thënë se populli i Kosovës nuk është shpërngulur as në kohëra e rrethana shumë të vështira.

“Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shperngulet. Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet. Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush. Po ikën sepse po ia vidhni shpresën, po ia mohoni mundësinë e mbi të gjitha, po ia vrisni dashninë për këtë vend. Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju.”, ka shkruar Sadiku. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kurti në Bruksel kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Është vonuar prej kohësh

Kurti në Bruksel kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Është vonuar prej kohësh

Vitia: 13 autoambulanca të reja do të shpërndahen nëpër komuna

Vitia: 13 autoambulanca të reja do të shpërndahen nëpër komuna

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin

Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat, Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin

Sadiku për Kurtin: Kryeministër, populli po ikë prej Kosovës sepse po ia vidhni shpresën | Momenti