Rreth 3.7 milionë vende pune në industritë evropiane në rrezik

Rreth 3.7 milionë vende pune në industritë evropiane në rrezik

Rreth 3.7 milionë vende pune në industritë evropiane në rrezik

Kompania globale e menaxhimit dhe konsulencës McKinsey, ka publikuar raportin e fundit, i cili tregon se kompanitë në gjysmën e industrive të mëdha në Evropë po përballen me vështirësi financiare.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit, përqindja e kompanive nën presion financiar arriti në 45 për qind gjatë vitit 2025. Kjo situatë vë në rrezik rreth 3.7 milionë vende pune, ndërsa të dhënat paraprake për këtë vit tregojnë se numri vazhdon të rritet.

Megjithatë, McKinsey i konsideron problemet e këtyre kompanive si të tejkalueshme përmes ndërhyrjeve dhe ristrukturimit të duhur, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

Vendet më të prekura nga kjo situatë janë Portugalia, Holanda, Luksemburgu dhe Spanja.

Ndërkaq, Gjermania, si ekonomia më e madhe në Evropë, shënoi vitin e kaluar një rritje prej 12 për qind të numrit të kompanive që ndodhen nën presion financiar.

Këto zhvillime kanë bërë që më shumë se gjysma e zinxhirëve të vlerës në sektorin industrial të Evropës të gjenden në një pozitë të pafavorshme konkurruese, veçanërisht në raport me Kinën. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin