Presidentja Shiroka-Pula themelon Këshillin për Fuqizimin e Grave dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Tyre

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave (KPFG), Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Presidencës, ky këshill do të shërbejë si platformë shtetërore për avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Themelimi i këshillit vjen në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Sipas Presidencës, prioritetet kryesore të KPFG-së do të jenë fuqizimi ekonomik dhe financiar i grave, si dhe adresimi i dhunës ndaj tyre.

“Ky Këshill do ta bashkojë ekspertizën e shoqërisë civile, profesionisteve të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për t’i identifikuar mangësitë, propozuar rekomandime konkrete, pa i zëvendësuar përgjegjësitë e institucioneve ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Shiroka-Pula u ka bërë thirrje institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, profesionisteve dhe profesionistëve, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje të përbashkët.

Ajo ka theksuar se fuqizimi i grave është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.

Këshilli do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile, profesioniste të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin