BE-ja me rregulla të reja për sektorin farmaceutik

BE-ja me rregulla të reja për sektorin farmaceutik

BE-ja me rregulla të reja për sektorin farmaceutik

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Evropian, e cila synon të përmirësojë furnizimin me barna, të parandalojë mungesat e tyre dhe të nxisë inovacionin në këtë sektor.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Parlamentit Evropian, rregullat e reja do t’u mundësojnë autoriteteve të monitorojnë dhe koordinojnë më mirë furnizimin me barna, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë Bashkimit Evropian.

Me legjislacionin e ri, vendet anëtare do të kenë mundësi t’u kërkojnë kompanive farmaceutike të sigurojnë sasi të mjaftueshme të barnave për të përmbushur nevojat e pacientëve.

Një tjetër pjesë e reformës synon luftimin e rezistencës ndaj antimikrobikëve. Për këtë qëllim, do të bëhen të detyrueshme recetat mjekësore për të gjitha barnat antimikrobike, ndërsa do të përfshihet edhe informacion shtesë në fletëudhëzimet e tyre.

Ndërkohë, për të forcuar prodhimin brenda BE-së dhe për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit jashtë saj, janë përcaktuar masa për mbështetjen e projekteve strategjike industriale që synojnë krijimin dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të barnave kritike.

Kompanitë që përfitojnë mbështetje financiare nga BE-ja ose nga shtetet anëtare do të kenë detyrime për furnizimin e tregut evropian.

Gjithashtu, pesë ose më shumë shtete anëtare të BE-së do të mund të bashkojnë forcat për blerjen e përbashkët të barnave kritike, barnave për sëmundje të rralla dhe produkteve të tjera me interes të përbashkët.

Lexo edhe

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

Bruno: Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

“Të arriturat e Qeverisë Kurti”, Gjini me 19 pyetje për qytetarët: A jetojmë sot më mirë se në vitin 2021?

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin

Gjini reagon pas publikimit të raportit të Qeverisë, duke i bërë disa pyetje i fton qytetarët ta bëjnë vet krahasimin