Shqipëria ka marrë epërsinë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.

Ishte ylli i Trabzonsporit, Ernest Muçi që realizoi një eurogol nga distanca.
Me një goditje të fuqishme, anësori shqiptar e la në gjumë portierin mysafir, me topin që shkoi në kënd të rrjetës (35’).
Me një fitore në “Air Albania”, Shqipëria do të bënte hapin gjigant drejt promovimit në Ligën B./Telegrafi/





