Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

Rexhaj mbron mënyrën e zgjedhjes së presidentes: Nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka cilësuar pozitive dhe të mençur zgjedhjen e presidentes së Kosovës nga Kuvendi, duke thënë se kjo ka mundësuar tejkalimin e bllokadës institucionale dhe rikthimin e funksionimit të Kuvendit.

Rexhaj, i ftuar në “FIVE”, u shpreh se Kosova ishte futur në një cikël të përsëritur zgjedhjesh për shkak të mospajtimeve mes partive politike rreth zgjedhjes së presidentit, pavarësisht kandidatëve të propozuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Sponsor 3M Express

Ai ka vlerësuar se arritja e dakordancës për zgjedhjen e presidentes i ka dhënë vendit mundësinë që të vazhdojë punën institucionale, ndërsa opozita tashmë mund t’i ngrejë çështjet dhe shqetësimet e saj në Kuvend.

“Dilemat dhe debatet për tema të caktuara duhet të ndodhin në Kosovë sepse jemi edhe Republikë Parlamentare e kemi demokraci, konsideroj që për Republikën e Kosovës zgjedhja e presidentes nga Kuvendi i Kosovës është veprim pozitiv e i mençur se Kosova u fut në ciklin e përsëritur të zgjedhjeve me idenë që partitë politike nuk pranonin të zgjidhej Presidenti pavarësisht se kë e propozonte Kurti siç ishte paraprakisht para zgjedhjes së presidentes – ne patëm edhe propozime tjera. Më në fund patëm një dakordancë e kjo mendoj se është e mirë për Republikën e Kosovës sepse tash mund të marrim frymë lirshëm institucionalisht e tash kemi edhe opozitë se tashmë ekziston Kuvendi ku deputetët mund t’i ngrisin çështjet e tyre, diskutimet e pikëpyetjet”, u shpreh Rexhaj.

Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së presidentes, deputeti i VV-së ka thënë se çështja është problematizuar kryesisht në aspektin teknik, duke theksuar se, sipas tij, asnjë grup parlamentar nuk është ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

Rexhaj ka argumentuar se zgjedhja është bërë në rrethana të jashtëzakonshme, pasi vendi ndodhej vetëm disa orë larg afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk mendoj që është problem kjo, kjo më shumë problematizohet në aspektin teknik dhe nuk ka asnjë grup parlamentar që është ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë e them me përgjegjësi të madhe se zgjedhja e presidentit në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk mund të bëhej në mënyrë të zakonshme dhe u bë në formë të tillë se ishte situatë e jashtëzakonshme – gjendja ishte e jashtëzakonshme në kuptimin që ishim para disa orëve që na i kishte caktuar Gjykata Kushtetuese dhe në rrethana të tillë ti e bënë më të mirën njësoj sic bëri edhe Kurti ku i rreshtonte kandidatët që njëherë i diskutonim në grup parlamentar e pastaj thërriste konferencë e pastaj patëm përgjigje nga PDK-ja për të votuar Presidenten”, u shpreh Rexhaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave