Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit, 16-vjeçarit JJ Gabriel.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja në parim tashmë është arritur.

Gabriel ka zgjedhur klubin madrilen para gjigantëve të tjerë evropianë, si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas raportimit, kanë mbetur të caktohen edhe testet mjekësore, ndërsa lëvizja planifikohet të realizohet më 1 janar, falë pasaportës evropiane të futbollistit.

Manchester Unitedi pritet të përfitojë kompensim për largimin e talentit, pasi ai do të largohet nga klubi pa e vazhduar qëndrimin në akademinë e tij.

Fillimisht, JJ Gabriel pritet t’i bashkohet ekipit të dytë të Real Madridit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij futbollistik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve

U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë

U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë

Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Real Madridi hesht pas daljes në pension të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll | Momenti