Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar

Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar

Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar

Dukagjini dhe Llapi përballen sot (e premte) në Klinë, në ndeshjen që hap xhiron e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa katër takimet e tjera do të zhvillohen gjatë fundjavës.

Sponsor 3M Express

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot me një përballje interesante, ku Dukagjini pret Llapin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 17:00.

Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim me synimin për të marrë pikët e plota, në një përballje që mund të ketë rëndësi të veçantë për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.

Dukagjini do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të dalë me rezultat pozitiv, por përballë do ta ketë një skuadër të Llapit që udhëton drejt Klinës me ambicie për të mos u kthyer duarbosh.

Kjo është ndeshja e vetme e programuar për ditën e sotme, ndërsa xhiroja e 13-të do të vazhdojë të shtunën me dy takime: Feronikeli ’74-Ballkani, nga ora 13:00 në Drenas, dhe Gjilani–Malisheva, nga ora 16:00 në Gjilan.

Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen edhe dy përballjet e fundit të kësaj jave, Vushtrria–Prishtina dhe Drenica–Drita, të dyja me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Lexo edhe

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Argjentina merr vendim për numrin e Messit

Argjentina merr vendim për numrin e Messit

Sot nis xhiro e 13-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në orar | Momenti