Real Madridi nuk ka reaguar ende ndaj tërheqjes së Cristiano Ronaldos nga kombëtarja e Portugalisë.

Sulmuesi 41-vjeçar njoftoi përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare të enjten pasdite pas disa problemeve mes tij, federatës dhe trajnerit që nuk gjeten zgjedhje.
Pensionimi i tij nga kombëtarja bëri që Ronaldo të jetë temë, duke u diskutuar nga të gjithë, por jo edhe nga ish-klubi i tij, Real Madridi, me të cilin fitoi shumë trofe.
Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Real Madridi nuk ka publikuar ende një deklaratë në lidhje me këtë rast në rrjetet sociale ose në faqen e tij të internetit.
Të gjitha klubet e tjera për të cilat luajti Cristiano nga Sporting Lisbona te Manchester United, Juventus dhe Al-Nassr, kanë postuar homazhe kushtuar yllit portugez.
Vlen të përmendet se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e klubit madrilen. Gjatë kohës së tij me Los Blancos, ai luajti 438 ndeshje dhe shënoi 450 gola. /Telegrafi/




