Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës

Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës

Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Sponsor 3M Express

“Los Blancos” zhvilluan paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 4-1.

Arda Guler me një supergol pas asistimit të Diomande e kaloi Realin në epërsi (30’).

Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dhuroi spektakël për të dribluar dy lojtarë e pastaj portierin dhe dërgoi topin në portë (37’).

Francezi u përkujdes edhe për të tretin, njëkohësisht të dytin personal duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (63’).

Sevilla dha pak “shenja jete” për të ngushtuar rezultatin pas bashkëpunimit të dyshes Sebastian dhe Stassin (80’).

Megjithatë, Diomande e kompletoi paraqitjen spektakulare me një supergol nga distanca (82’).

Reali me këtë fitore zë pozitën e tretë me 21 pikë ndërsa Sevilla renditet në vendin e gjashtë me 14 sosh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

E kërcënoi punëtoren me thikë dhe grabiti 8 mijë euro, një muaj paraburgim për të dyshuarin

E kërcënoi punëtoren me thikë dhe grabiti 8 mijë euro, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Real Madridi e “shpartallon” Sevillan dhe i çon mesazh Barcelonës | Momenti