LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

Labeat Kastrati, ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, pritet të dalë sot sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rigjykimin për rastin e vrasjes së ndodhur më 2001 në lokalin “Inter Klub”. Procesi rikthehet në shkallën e parë pasi Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë, Fahri Kajtazit dhe Hamdi Mavriqit.

Sponsor 3M Express

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se, më 26 janar 2026, Kastratit i ishte shqiptuar dënimi unik prej 13 vjetësh e 11 muajsh burgim. Ai ishte dënuar me 11 vjet për vrasje dhe katër vjet për vrasje në tentativë, por ky aktgjykim u anulua pas shqyrtimit të ankesave në Apel.

Me vendimin e 7 korrikut 2026, Apeli konstatoi shkelje esenciale të procedurës penale dhe mungesë arsyetimi të qartë për faktet vendimtare.

Në rigjykim kërkohet të sqarohet dinamika e të shtënave, pozita e qitësit dhe e viktimës, trajektorja e predhave dhe se cili prej të akuzuarve e kishte goditur viktimën. Për këtë, Apeli kërkoi të shqyrtohet angazhimi i një eksperti të balistikës ose i një fushe tjetër përkatëse.

Gjykata e shkallës së dytë evidentoi gjithashtu se një prej shkeljeve të konstatuara ishte ngritur edhe nga Gjykata Supreme më 2009, por nuk ishte eliminuar gjatë rigjykimit.

Ngjarja kishte ndodhur më 17 dhjetor 2001 në “Inter Klub” në Prishtinë. Sipas aktakuzës së ngritur më 24 qershor 2002, pas fjalosjeve, sharjeve dhe kërcënimeve, personat e përfshirë kishin shtënë me armë ndaj njëri-tjetrit.

Prokuroria pretendon se, derisa Kastrati dhe Mavriqi po shtinin në drejtim të Kajtazit, një predhë nga arma e njërit prej tyre kishte goditur për vdekje A.M. Qytetarët e kishin dërguar në spital, ku mjekët kishin konstatuar vdekjen. Në aktakuzën fillestare ishte përfshirë edhe Milaim Cakaj.

Rasti ka kaluar nëpër një proces të gjatë gjyqësor. Aktgjykimi i parë ishte shpallur më 2002, ndërsa më 26 nëntor 2009, Gjykata Supreme kishte anuluar pjesën që lidhej me Kastratin, Kajtazin dhe Mavriqin, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Pjesa e aktgjykimit ndaj Cakajt ishte lënë në fuqi.

Bashkë me vendimin e Apelit të këtij viti, çështja është kthyer të paktën dy herë në rigjykim, ndërsa gati 25 vjet pas ngjarjes, procesi ndaj tre të akuzuarve ende nuk ka marrë epilog përfundimtar.

Pavarësisht anulimit të dënimit, me vendimin e korrikut Apeli ia kishte vazhduar Kastratit masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të Gjykatës Themelore. Për ndonjë ndryshim të mëvonshëm të kësaj mase nuk ka konfirmim në të dhënat e verifikuara.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001 appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001 | Momenti