BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

Në një reagim publik, BDI vlerëson se ky rezultat dëshmon rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz, zhvillimit lokal dhe ndërtimit të institucioneve që u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Nga kjo parti kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, si dhe për ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.

Sponsor 3M Express

BDI thekson se Komuna e Bërvenicës meriton të zhvillohet mbi parimet e barazisë, respektit dhe shpërndarjes së drejtë të investimeve dhe shërbimeve publike.

“Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë”, thuhet në reagimin e partisë.

Në fund, BDI ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar angazhimin së bashku me qytetarët, me synimin për përfaqësim të drejtë dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për Bërvenicën.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

Rama: 2500 euro për çdo efektiv policisë në front, rritje page nga 1 janari

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet | Momenti