Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

Reagon Trump: Nobel i turpshëm, fituesja e urren Amerikën dhe Izraelin

Presidenti i Amerikës Donald Trump shpërndau në profilin e tij në Truth Social kritikat ndaj dhënies së Çmimit Nobel për Paqe Navi Pillayt.

Sponsor 3M Express

Ai publikoi postimin e llogarisë ”Shoenlaw”, ku thuhet se “Sot, Komiteti Nobel është bërë protagonist i një turpi të pariparueshëm dhe ka zhvlerësuar Çmimin Nobel për Paqe, dikur prestigjioz, duke ia dhënë atë Navi Pillay, nga OKB-ja. Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në rolin e saj, ajo ka lavdëruar terroristët dhe ka shpërblyer Hamasin. Ajo ka drejtuar një hetim farsë, duke pretenduar se Izraeli kishte kryer gjenocid dhe duke kërkuar ndjekjen e tij penale”.

“Ajo nuk gëzon asnjë besueshmëri në qarqet normale dhe nuk ka bërë kurrë asgjë për të promovuar paqen; përkundrazi, ka bërë pikërisht të kundërtën. Por çfarë mund të pritej nga një komitet që në të kaluarën ia ka dhënë çmimin e lakmuar të paqes Yasser Arafatit?”, vijon postimi i “Shoenlaw”, emri i llogarisë që i referohet studios ligjore ”Schien Law Firm”.

Lexo edhe

Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

Tragjedia që u mori jetën dy të rinjve kosovarë në Itali, familjet marrin 2 milionë euro dëmshpërblim

RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

RrGK kërkon hetim të plotë për rastin e rëndë në Gjilan

Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave

Haxhiu reagon pas rastit në Gjilan: Pres nga institucionet zbardhjen e plotë të rrethanave