Szoboszlai shpërthen pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti!

Szoboszlai shpërthen pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti!

Szoboszlai shpërthen pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti!

Rasti kontrovers ndodhi gjatë ndeshjes të së dielës, kur Alexander Isak tentoi të godiste me kokë një harkim të rrezikshëm drejt zonës së Arsenalit. Megjithatë, mbrojtësi Jurrien Timber e tërhoqi nga fanella sulmuesin suedez, duke e penguar të arrinte te topi.

Gjyqtari Andy Madley nuk akordoi penallti, ndërsa VAR-i, me Stuart Attwellin në dhomën e rishikimit, nuk ndërhyri për ta ndryshuar vendimin.

Sponsor 3M Express

Ky episod ka shkaktuar reagime të shumta në futbollin anglez, ndërsa disa figura të njohura kanë vënë në pikëpyetje vendimin e arbitrave.

Njëri prej tyre është edhe Szoboszlai, i cili pas ndeshjes ishte i bindur se Liverpoolit iu mohua një penallti.

“Ishte penallti. Nuk e di çfarë presin nga ne, që të simulojmë apo diçka të tillë? Nuk mendoj se jemi skuadër apo futbollistë që luajnë në atë mënyrë, por ndoshta nga tani do të na duhet ta bëjmë”, deklaroi mesfushori hungarez.

Ai theksoi se Isak do të kishte fituar penalltinë nëse do të ishte rrëzuar pas tërheqjes nga Timber.

“Nëse Alex do të rrëzohej, do të ishte penallti e qartë. Timber nuk ishte i interesuar për topin dhe, ndoshta, nëse nuk do ta tërhiqte nga fanella, Alex do të arrinte të godiste me kokë dhe të shënonte”, shtoi Szoboszlai.

Mesfushori i Liverpoolit vlerësoi se ky vendim mund të kishte ndikuar ndjeshëm në rrjedhën e takimit.

“Na mungoi një penallti dhe kjo është një diferencë e madhe. Nëse do të kalonim në epërsi 1-0, të gjithë e dinë se si është të luash në ‘Anfield’ dhe çfarë cilësie kemi. Arsenali është një skuadër e madhe, por nuk do ta kishte të lehtë të rikthehej në lojë”, u shpreh ai.

Edhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright, u shpreh se nuk do të kishte kundërshtuar nëse gjyqtari do ta akordonte penalltinë në favor të Liverpoolit, duke vënë gjithashtu në pikëpyetje mosndërhyrjen e VAR-it.

Kështu, vendimi për rastin Isak–Timber vazhdon të jetë në qendër të debatit, edhe pas fitores së Arsenalit në përballjen me Liverpoolin.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Szoboszlai shpërthen pas humbjes ndaj Arsenalit: Ishte penallti! | Momenti