Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

Mjeku Gëzim Berisha pezullohet përkohësisht edhe nga marrëdhënia e punës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, dr. Gëzim Berisha.

Sponsor 3M Express

ShSKUk konfirmoi për gazetaren e Klanit, Arbreshë Uka se pezullimi ka hyrë në fuqi më 2 nëntor 2026 dhe do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Vendimi është marrë si pasojë e mbajtjes së Berishës në arrest, bazuar në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShSKUK ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me vendimet dhe procedurat ligjore në fuqi.

Ndryshe, sipas informacioneve të para, Berisha është arrestuar pasi dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 nga ish-kunati i saj, pasi më parë kishte raportuar dhunën në familje./Klankosova.tv

Lexo edhe

Milani rikthehet për Endrickun në janar, Mourinho mbetet pengesa kryesore

Milani rikthehet për Endrickun në janar, Mourinho mbetet pengesa kryesore

Haziri: Për rastin e Arlinda Zekajt, përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinetin qeveritar

Haziri: Për rastin e Arlinda Zekajt, përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinetin qeveritar

Renault Clio vetura më e shitur për 8 muajt e parë të 2026 në Kosovë

Renault Clio vetura më e shitur për 8 muajt e parë të 2026 në Kosovë