Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, nis seanca ndaj të dyshuarit

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, nis seanca ndaj të dyshuarit

Vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan, nis seanca ndaj të dyshuarit

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese ndaj Brahim Demirajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës së tij tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sponsor 3M Express

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk janë bërë të ditura plotësisht. Policia e Gjilanit dhe Prokuroria Themelore në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje lidhur me mënyrën se si është kryer vrasja, mjetin e përdorur apo rrethanat në të cilat kanë humbur jetën dy viktimat.

Adonis Demiri, 27-vjeçari që mbeti i vrarë bashkë me foshnjën e tij, sipas informacioneve të raportuara, ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan. Ai ishte evidentuar edhe si përdorues i narkotikëve dhe ishte përballur me disa procedura për vepra të tjera penale.

Arrestimi i Brahim Demirajt dhe zhvillimet në procedurën gjyqësore pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast, i cili ka tronditur opinionin publik.

Lexo edhe

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional

Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional