Rasti Dehari, Kryeprokurori i Shtetit premton angazhim maksimal për zbardhjen e së vërtetës

Rasti Dehari, Kryeprokurori i Shtetit premton angazhim maksimal për zbardhjen e së vërtetës

Rasti Dehari, Kryeprokurori i Shtetit premton angazhim maksimal për zbardhjen e së vërtetës

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari.

Sponsor 3M Express

Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Ndër të tjera, Gashi ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.

“Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje penale të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që rastet e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe të përmbushen pritshmëritë legjitime të familjarëve të tyre për drejtësi”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

Rasti Dehari, Kryeprokurori i Shtetit premton angazhim maksimal për zbardhjen e së vërtetës | Momenti