Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:00, raporton ABC News Albania.
Ky takim vjen pas pesë ditësh protestash në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Gjatë ditës së shtunë, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë, duke vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




