Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 10-të, ku Malisheva përballet me Vushtrrinë, ndërsa Gjilani e pret Feronikelin 74.

Ndeshja mes Malishevës dhe Vushtrrisë zhvillohet nga ora 14:00. Malisheva synon të marrë tri pikët për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.
Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka grumbulluar 20 pikë, aq sa edhe Prishtina, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Vushtrria ndodhet në fund të tabelës me vetëm tri pikë. Për skuadrën vushtrriase, marrja e pikëve është e rëndësishme në përpjekjen për të përmirësuar pozitën dhe për të mbetur në garën për mbijetesë.
Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në Artmotion, në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv.
Përballja e dytë e ditës luhet nga ora 18:00, kur Gjilani është nikoqir i Feronikelit 74.
Gjilani renditet në vendin e pestë me 14 pikë dhe synon fitoren për t’iu afruar skuadrave të kreut. Ndërkohë, Feronikeli 74 zë pozitën e tetë me tetë pikë dhe kërkon rezultat pozitiv për të ngjitur shkallët e tabelës.
Kjo lojë transmetohet direkt në Sport 3./ Klankosova.tv.




