Raporti i BE-së, Ibrahimi: Komunat nuk kanë pasur kurrë bashkëpunim më të dobët se me Qeverinë Kurti

Raporti i BE-së, Ibrahimi: Komunat nuk kanë pasur kurrë bashkëpunim më të dobët se me Qeverinë Kurti

Raporti i BE-së, Ibrahimi: Komunat nuk kanë pasur kurrë bashkëpunim më të dobët se me Qeverinë Kurti

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, e ka cilësuar zhgënjyes Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2026, duke kritikuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Sponsor 3M Express

Ibrahimi ka thënë për KosovaPress se një pjesë e gjetjeve të raportit kanë ardhur si pasojë e mos adresimit të kërkesave të kryetarëve të komunave nga ana e Qeverisë.

Ai ka përmendur problemet me kontratat kolektive, ridestinimin e mjeteve buxhetore, mungesën e grantit specifik për shërbime sociale dhe pabarazinë në ndarjen e investimeve nga ministritë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, disa komuna kanë përfituar deri në 600 euro për kokë banori nga ndarjet buxhetore, ndërsa të tjera vetëm 20 euro, duke kërkuar trajtim të barabartë të komunave, pavarësisht përkatësisë politike të udhëheqësve të tyre.

“Ky raport, sipas Asociacionit, vlerësohet një raport jo i mirë, zhgënjyes, për shkak të bashkëpunimit shumë të dobët të nivelit lokal me atë qendror në trajtimin e problemeve që janë ngritur nga kryetarët e komunave dhe kemi gjetje, të cilat nuk ka pasur nevojë për shkak të mosbashkëpunimit të paraqiten në raport, si problemi i kontratës kolektive, ridestinimi i mjeteve. Kjo e cenon autonominë financiare dhe theksohet aty. Është problemi edhe me grantin specifik për shërbime sociale. Që nga 2018 e kemi kërkuar që ligji për financa lokale të amandamentohet. Shumica e kryetarëve vlerësojnë se ka diskriminim në ndarjet buxhetore nga ministritë e linjës, ashtu siç ka ndodhur edhe këtë vit. Një komunë ka marrë 600 euro për kokë banori, e një komunë 20 euro, apo e Prishtinës 70 euro. Duhet të trajtohen komunat në mënyrë të barabartë”, ka thënë Ibrahimi.

 Ibrahimi ka ngritur shqetësimin edhe për gjendjen financiare të Qendrave për Punë Sociale, duke thënë se mungesa e një granti të veçantë po ua vështirëson komunave ofrimin e shërbimeve për qytetarët, veçanërisht në rastet e dhunës ndaj grave dhe personave që kanë nevojë për mbrojtje sociale.

Ai ka kritikuar edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për tërheqjen e ndryshimeve ligjore që, sipas tij, do të mundësonin krijimin e grantit specifik për shërbime sociale.

Një tjetër problem që, sipas Ibrahimit, është evidentuar në Raportin e Progresit është tendenca për centralizimin e menaxhimit të pronave komunale. Ai ka vlerësuar se një praktikë e tillë bie ndesh me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe cenon kompetencat e komunave.

Ibrahimi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë bashkëpunimi me pushtetin lokal, duke thënë se pothuajse asnjëra nga çështjet e ngritura nga kryetarët e komunave nuk është trajtuar me seriozitet.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkohet që niveli qendror të merr parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të ndërmerr hapa konkretë për përmirësimin e financimit të komunave, respektimin e autonomisë lokale dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 është publikuar më 4 nëntor.

Lexo edhe

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

Edonisa rrëfen paragjykimet si futbolliste: Sport i burrave, më thonin ki me mbetë pa fëmijë

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet?