Rastet janë evidentuar në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër automjete dhe kanë kryer testimin e drejtuesve me alkooltest.
Sipas rezultateve të testimit, niveli më i lartë i alkoolit është regjistruar te një 54-vjeçar me inicialet A.L., i cili kishte 1.73 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Ndërkaq, një 49-vjeçar, J.M., ka rezultuar me 1.44 promilë alkool dhe është dënuar me 300 euro gjobë, dy pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Me të njëjtin dënim është ndëshkuar edhe një 25-vjeçar, SH.SH., te i cili janë regjistruar 1.19 promilë alkool në gjak.
Kurse, një 56-vjeçar, L.A., ka rezultuar me 0.63 promilë alkool. Ai është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e shoferëve dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.
Burimi: RTKLive




