Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas?

Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele) mundësinë për të qenë titullar ndaj Fiorentinas.

Sponsor 3M Express

Ylli i Kosovës edhe pse ka shkëlqyer këtë sezon sa herë që ka hyrë nga stoli, ende nuk i është dhënë mundësia për ta dëshmuar kualitetin nga minuta e parë.

Trajneri Luciano Spalletti gjithnjë ka përdorur disa opsione të ndryshme në pjesën ofansive, megjithatë nuk e ka aktivizuar Zhegrovën nga minuta e parë.

Kjo situatë mund të ndryshojë këtë të diele, me “Sky Sport” që raporton se Zhegrova mund t’ia zërë sulmuesit Nick Woltmade vendin e titullarit.

“Woltmade nuk është në formën më të mirë. Edon Zhegrova mund të hyjë në formacionin e Spallettit, duke qenë startues në Serie A për herë të parë”, raporton ndër të tjera mediumi i famshëm.

Zhegrova përndryshe mbetet lojtari me më së shumti raste të krijuara për skuadrën italiane në Serie A.

Ai pas kësaj ndeshje do të udhëtojë për në Kosovë, meqenëse është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale

Klubi italian ku Samir Ujkani kaloi më mirë si portier

Klubi italian ku Samir Ujkani kaloi më mirë si portier

Goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, trafikoi 240 kilogramë kokainë dhe transferoi 14 milionë euro drejt Shqipërisë

Goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, trafikoi 240 kilogramë kokainë dhe transferoi 14 milionë euro drejt Shqipërisë

Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas? | Momenti