Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Raphinha po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e Barcelonës dhe është shumë pranë marrjes së kryesimit në garën për Këpucën e Artë për sezonin 2026/27.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi brazilian ka realizuar 15 gola në La Liga, duke grumbulluar 30 pikë në këtë garë. Aktualisht, ai renditet i dyti, vetëm një pikë prapa Ede Olokos së Liepajas, i cili ka 31 pikë.

Oloko përfiton nga sistemi i pikëzimit për kampionatin letonez, ku golat vlejnë vetëm një pikë, pasi liga zhvillohet përgjatë vitit kalendarik. Sulmuesi nga Benini ka shënuar 16 gola për FK Tukums 2000 dhe 15 të tjerë për Liepajan.

Kësisoj, Raphinhas i mjafton edhe një gol për ta kaluar Olokon dhe për të marrë kreun e renditjes.

Braziliani është gjithashtu vetëm tre gola larg rekordit të tij personal në La Liga, ku në sezonin 2024/25 kishte realizuar 18 herë.

Pas Raphinhas, në renditjen e futbollistëve të ligave kryesore evropiane vjen Kylian Mbappe me 13 gola dhe 26 pikë, ndërsa Lamine Yamal renditet i treti me 10 gola dhe 20 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari