Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin

Liverpooli po e ndjek me shumë kujdes mbrojtësin e talentuar të Brightonit, Luka Vuskovic, dhe e ka përfshirë 19-vjeçarin në listën e objektivave kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e “The Reds” po e monitorojnë rregullisht paraqitjen e qendërmbrojtësit të ri, i cili po shkëlqen në Premier League dhe shihet si një investim i madh për të ardhmen e repartit defensiv në “Anfield”.

Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë aspak i lehtë për gjigantin anglez. Vuskovic ka një kontratë afatgjatë me Brightonin të vlefshme deri në vitin 2031 dhe nuk disponon asnjë klauzolë lirimi për verën e ardhshme. Për këtë arsye, kartoni i tij vlerësohet aktualisht rreth shifrës marramendëse prej 100 milionë eurosh.

Përveç çmimit të lartë, Liverpooli përballet edhe me dëshirën personale të lojtarit. Edhe pse Vuskovic ndihet shumë i lumtur te Brightoni nën urdhrat e trajnerit Fabian Hürzeler, ëndrra e tij e madhe mbetet që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

Lexo edhe

Ambasada Britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Mund të dëmtojnë raportet me partnerët ndërkombëtarë

Ambasada Britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Mund të dëmtojnë raportet me partnerët ndërkombëtarë

Schjelderup: Isha dembel para se të vinte Mourinho te Benfica

Schjelderup: Isha dembel para se të vinte Mourinho te Benfica

Klekovski: Sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit, deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona

Klekovski: Sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit, deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë persona

Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin | Momenti