Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë duke komentuar formën dhe vlerësimet e shumta që po merr skuadra e Comos kohët e fundit.

Në fjalën e tij, qendërmbrojtësi zviceran u shpreh se nuk e sheh Comon si një “fenomen” të jashtëzakonshëm, pavarësisht rezultateve të larta që ata kanë arritur së fundmi.
“Çfarë mendoj për Comon si fenomen? Kam luajtur katër herë kundër tyre dhe i kam fituar të katërta. Nuk i shoh si këtë fenomenin e madh”, deklaroi fillimisht Akanji.
Megjithatë, ai e pranoi se ekipi është përshtatur mirë në elitën e futbollit italian dhe vlerësoi fitoren e tyre të thellë në Evropë, por shtoi se në përballjet direkte nuk i janë dukur më të fortë se rivalët e tjerë.
“Sigurisht, janë ambientuar shumë mirë në Serie A dhe gjithashtu fituan 9-1 në Ligën e Kampionëve. Janë një ekip shumë i fortë, por në ndeshjet që kam luajtur unë kundër tyre, nuk më janë dukur superiorë ndaj skuadrave të tjera. Kanë ende shumë për të mësuar”, përfundoi mbrojtësi zikaltër.





