Raphinha po kalon një formë të jashtëzakonshme me Barcelonën, duke u renditur aktualisht në krye të garës për Këpucën e Artë evropiane.

Sulmuesi brazilian ka realizuar 15 gola në vetëm 10 ndeshje të La Ligës, duke grumbulluar 30 pikë në renditjen që merr parasysh edhe koeficientin e kampionateve.
Pas tij renditet Amin Chiakha i Rosenborgut, me 18 gola dhe 27 pikë, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Kylian Mbappe i Real Madridit, me 13 gola dhe 26 pikë.
Një tjetër befasi në këtë renditje është P. Abraham i Hammarbyt, i cili zë vendin e katërt me 17 gola të realizuar.
Në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë gjendet edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili pozicionohet i dhjeti me 10 gola dhe 20 pikë.
Ndërkohë, ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, renditet në pozitën e 17-të me nëntë gola dhe 18 pikë.
Sa u përket futbollistëve të Serie A, më së larti renditet Gustavo Varela i Monzas, në vendin e 18-të me nëntë gola.
Antonio Raimondo i Frosinones dhe Donyell Malen i Romës pozicionohen përkatësisht në vendet 24 dhe 25.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




