Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga ambientet e Presidencës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Abdixhiku e ka cilësuar këtë vendim si të gabuar, duke theksuar se Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë pjesë e themeleve të shtetit të Kosovës dhe duhet të kenë vendin e tyre në institucionin më të lartë shtetëror.

“Largimi i tyre është një vendim i gabuar. Presidenca ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën shtetërore dhe ta nderojë historinë mbi të cilën është ndërtuar shteti që përfaqëson. Kjo përgjegjësi qëndron mbi preferencat personale dhe dallimet politike”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ai i ka bërë thirrje presidentes që ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë në vendin e tyre fotografinë e presidentit historik dhe Deklaratën e Pavarësisë.

Sipas Abdixhikut, Presidenca ka përgjegjësi të ruajë kujtesën shtetërore dhe të nderojë historinë e Kosovës, pavarësisht dallimeve politike dhe preferencave personale.

“Prandaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ftoj Presidenten ta rishikojë këtë vendim dhe t’i rikthejë fotografinë e Presidentit Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendin e tyre. Historia që ato përfaqësojnë na përket të gjithëve. Do t’i bënte nder edhe asaj. Siç i bën nder sot ky portret edhe Parlamentit Evropian”, përfundoi ai./Klankosova.tv

Lexo edhe

Bien aksionet e Nvidia-s, kompania heton pretendimet për lidhjet e drejtorit ekzekutiv me spiunazhin kinez

Bien aksionet e Nvidia-s, kompania heton pretendimet për lidhjet e drejtorit ekzekutiv me spiunazhin kinez

Goditi ish-vjehrrin me drapër, gjykata vendos arrest me burg për dajën e deputetes Çaushi

Goditi ish-vjehrrin me drapër, gjykata vendos arrest me burg për dajën e deputetes Çaushi

Abdixhiku reagon ashpër pas largimit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca: Vendim i gabuar

Abdixhiku reagon ashpër pas largimit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca: Vendim i gabuar

Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë | Momenti