Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i shpreh mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.
“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë stiduese per Kosoven dhe ne nje kohe stiduese për krejt rajonin tone e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama. /Telegrafi/




