Rama kritikon Qeverinë për mosveprim: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030

Rama kritikon Qeverinë për mosveprim: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030

Rama kritikon Qeverinë për mosveprim: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon ta humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të vonesave në përgatitje dhe mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Në një konferencë për media, Rama bëri të ditur se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), përmes një letre zyrtare të dërguar më 15 tetor, ka ngritur shqetësime për ngecjet në procesin përgatitor. Ai tha se më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e organizimit të lojërave në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

“ICMG konstaton se letra e 21 shtatorit ka mbetur pa përgjigje. Garancia bankare ose e sigurimit e kërkuar që nga janari nuk është dorëzuar dhe detyrimet financiare që është dashur të përmbushen në qershor nuk janë paguar”, deklaroi Rama.

Sipas tij, janë shkelur vazhdimisht edhe afatet për funksionalizimin e strukturave organizative, përgatitjen e masterplanit, buxhetit dhe proceseve të tjera të nevojshme për organizimin e lojërave.

Rama kritikoi Qeverinë e Kosovës për mungesë koordinimi dhe mosreagim ndaj kërkesave të kryeqytetit për mbledhjen e bordit drejtues, të cilin e kryeson kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se pas mbledhjes së 14 gushtit nuk është mbajtur asnjë mbledhje tjetër e bordit, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Sipas Ramës, më 30 shtator, Komuna e Prishtinës ndërmori iniciativën për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 8 tetor, por ajo nuk u mbajt, pasi përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesës për nënshkrim.

Në anën tjetër, kreu i Prishtinës tha se komuna ka përmbushur një sërë angazhimesh, përfshirë miratimin e statusit të komitetit organizativ më 8 qershor, regjistrimin e organizatës më 24 qershor dhe propozimin e pesë porteve urbane, të cilat, sipas tij, janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor. Ai shtoi se janë paraqitur edhe propozimet për lokacionet sportive në Kuvendin Komunal.

Rama ia atribuoi një pjesë të vonesave edhe kërkesës së kryeministrit Kurti për ndryshimin e emrit të ngjarjes nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, si dhe insistimit që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues.

“Dy vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse në të gjithë botën Lojërat Mesdhetare mbajnë emrin e qytetit”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me urgjencë, duke theksuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare është një angazhim ndërkombëtar i Kosovës dhe një mundësi për zhvillimin e sportit, infrastrukturës, ekonomisë dhe promovimin e vendit.

“Po ngre alarm publik për alarmet që ka ngritur ICMG. Për shkak të mospërgjigjeve dhe mosveprimit të Qeverisë, mund t’i humbim Lojërat Mesdhetare”, përfundoi Rama.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Sulmet ruse me dronë vrasin të paktën tre persona në Ukrainë, 370 mijë banorë mbesin pa energji elektrike

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Vetaksident në Penuhë të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama kritikon Qeverinë për mosveprim: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030 | Momenti