Nico Williams refuzoi transferimin te Barcelona në verën e vitit 2025, pasi klubi katalanas nuk i garantoi regjistrimin për të luajtur rregullisht. Këtë e ka zbuluar agjenti i tij, Felix Tainta.

Problemet financiare të Barcelonës dhe pasiguria për regjistrimin e lojtarit ndikuan në dështimin e marrëveshjes.
Williams vendosi të vazhdonte me Athletic Bilbaon, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2035.
Sipas agjentit, për sulmuesin anësor kishin shfaqur interes edhe Arsenal, Bayerni, Liverpool dhe PSG.
Ndërkohë, Chelsea raportohet se është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për ta transferuar.




