Adea Azemi, në moshën vetëm 7-vjeçare, ka fituar titullin e kampiones botërore në sportet marciale, në kategorinë MAA, në një garë të mbajtur në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në Facebook.
Suksesi në Francë vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme të 7-vjeçares. Më herët, Adea kishte fituar titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.
Ajo e kishte arritur këtë sukses në Kampionatin Evropian të mbajtur në qytetin historik ku kishte lindur nobelisti Gunther Grass. /Klankosova.tv






