Jarell Quansah mund të largohet nga Bayer Leverkusen në verën e vitit 2027, ndërsa prapaskenat për një transferim të mundshëm kanë nisur tashmë.

Sipas raportimeve, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar për mbrojtësin anglez, ndërsa edhe Real Madridi po e monitoron rregullisht situatën e tij.
Liverpooli vazhdon të ketë një avantazh të rëndësishëm, pasi në marrëveshjen e largimit të Quansah nga klubi ekziston një klauzolë riblerjeje prej 70 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 qershor 2027.


