Në Bishtazhin kremtohet 100-vjetori i Kishës “Zonja Rruzare”|Video

Në Bishtazhin kremtohet 100-vjetori i Kishës “Zonja Rruzare”|Video

Në Bishtazhin kremtohet 100-vjetori i Kishës “Zonja Rruzare”|Video

Në Bishtazhin të Gjakovës është shënuar 100 vjetori i Famullisë “Zonja Rruzare”. Klerikët fetarë në këtë përvjetor sollën në kujtesë shërbesat dhe sfidat që kishte pasur në një shekull. Me këtë rast, familja Radi ia fali gjakun familjes Marku, pas një vrasjeje që kishte ndodhur 27 vjet më parë.

Në prani të shumë besimtarëve, mysafirëve dhe përfaqësues të institucioneve, në Bishtazhin të Gjakovës është kremtuar 100 vjetori i Kishës ” Zonja Rruzare”. Ky kult fetar, i mbijetoi shimë sfidave në një shekull, duke ruajtur gjuhën dhe kulturën dardane, u tha në këtë ceremoni festive.

Sponsor 3M Express

“I kujtojmë të gjithë lutjet tona dhe këtë meshë shenjët i’a kushtojmë Zotit për të gjithë ata të cilët kanë dhanë kontriboutin që kjo famulli të ekzistojë e të lëvdohet Zoti në te”, tha Imzot Rrok Gjonlleshaj, arkipeshkv i Tivarit.

“Faleminderit o Zot për të gjitha bekimet për të gjitha të mirat që na i ke dhuruar gjatë këtij 100 vjetori nëpër mjet të gjithë antarëve që përbejnë këtë komunitet”, theksoi Don Lush Sopi, famullitar i Kishës ” Zonja Rruzare”.

“Për mua si famullitar i kësaj famullie jubile ka rëndësi të madhe sepse është ndenjë e vecantë të përjtohet këtë jubile shfeltohet e kaluara duke gjurmuar ngjarjet kryesore thelbësore që nëpërmjet tyre të frymëzohemi për të ardhmen”, pohoi Don Lush Sopi, famullitar i Kishës ” Zonja Rruzare”.

100 vjetori i Famullisë së “Zonjës Rruzare” bëri bashkë dy familje të kësaj ane, që ishin në hasmëri për gati tri dekada. Vrasja në mes të dy familjeve Radi dhe Markaj, kishte ndodhur në vitin 2003.

“Çofshit të bekum për veprën që e keni bo sot për shkak se edhe mas 100 viteve dikush këtu ka me festu e gjasta reale jon që pak kush ose askush prej nesh nuk ka me qenë atë ditë këtu i gjallë kemi me qenë në botën tjetër amo ur festojnë do ta mbajnë në mend veprat e mira”, tha Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës.

Famullia e Smaqit, tash Bishtazhin, u nda nga Famullia e Gjakovës në vitin 1926. Në vitin 1965 regjimi i atëhershëm serb e kishte rrënuar, por ajo u rindërtua dhe u kthye sërish në shërbim të besimtarëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra