Çeku në Pejë: Arsimi i lartë ka nevojë për ndryshim të thellë

Çeku në Pejë: Arsimi i lartë ka nevojë për ndryshim të thellë

Çeku në Pejë: Arsimi i lartë ka nevojë për ndryshim të thellë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku është takuar me rektorin Armand Krasniqi, menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues të universitetit.

Çeku ka thënë se në takim është diskutuar për reformën e arsimit të lartë dhe zhvillimin e shkencës.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, arsimi i lartë ka nevojë për ndryshime të thella, rritje të cilësisë dhe lidhje më të fortë me zhvillimin e vendit.

“Rruga përpara është e qartë: ristrukturimi i arsimit të lartë. Universitete më të forta, programe më cilësore, kërkim shkencor më konkurrues dhe investim aty ku krijohet vlerë për studentët dhe shoqërinë”, ka shkruar Çeku.

Ai ka theksuar se investimet dhe reformat duhet të orientohen drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)