Analisti politik, Adem Qorolli ka shprehur besimin se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të angazhohet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Qorolli tha se Shiroka-Pula ka një lidhje të veçantë me ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se ajo i ka njohur dhe është zhvilluar në një frymë akademike me ta.

Ai përmendi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke thënë se Shiroka-Pula ka pasur raporte dhe bashkëpunim edhe me familjet e tyre.
“Edhe zoti Thaçi, edhe zoti Veseli dhe këta dy bashkëpunëtorë, që njërin ka pasur edhe në moshë të afërt, zotin Krasniqi, që unë e di që e ka respektuar ndoshta më shumë se të tjerët dhe ka pasur një vullnet dhe një bashkëpunim edhe me familjet e tyre”, tha ai.
Qorolli shtoi se, nëse një grua me profilin akademik të Shiroka-Pulës do të arrinte të ndikonte në këtë çështje, sipas tij, kjo do të ishte me rëndësi.
“Dhe mund të them që nëse një grua do t’ia dilte, një zonjë e kalibrit të saj akademik, unë do të them që do të kishim nderë dhe kam besim të plotë që kjo zonjë do të reflektojë në pjesën e Speciales dhe nuk do ta lërë siç ka qenë”, u shpreh Qorolli.
Burimi: Dukagjini




