Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, ministria është autorizuar të procedojë me shitjen e automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vendim thuhet se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike obligohet t’i zhvillojë procedurat për shitjen e automjeteve përmes ankandit publik.

Pjesë përbërëse e vendimit është edhe lista e automjeteve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që janë jashtë përdorimit.

Vendimi është marrë katër ditë më parë dhe mban firmën e kryeministrit Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit | Momenti