Shëndeti mendor i fëmijëve duhet të ketë vëmendje të veçantë nga prindërit, institucionet arsimore dhe shoqëria në përgjithësi.

Bullizmi, ankthi, stresi, pasiguria, vështirësitë në krijimin e marrëdhënieve me bashkëmoshatarët dhe presioni në shkollë janë disa nga sfidat me të cilat mund të përballen fëmijët gjatë rritjes.
Megjithatë, jo gjithmonë këto shqetësime vërehen me kohë apo trajtohen në mënyrën e duhur.
Telegrafi përmes këtij pyetësori synon të kuptojë se sa vëmendje i kushtohet kësaj çështjeje, sa të informuar janë prindërit me shenjat që mund të tregojnë se një fëmijë po përballet me vështirësi emocionale dhe cilat tema dëshironi të trajtojmë.
Merrni pjesë në pyetësor dhe ndani mendimin tuaj duke KLIKUAR KËTU.





