AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

​Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lejuar përpunimin termik të një ngarkese prej 21 mijë kilogramësh mish pule të importuar nga kompania “Meka”, tek e cila është detektuar prania e bakterit Salmonella.

Sponsor 3M Express

Vendimi për lejimin e trajtimit termik është marrë pasi ngarkesës i kishte skaduar afati i përdorimit, ndërsa inspektori kufitar fillimisht kishte refuzuar hyrjen e mallit në Kosovë.

Siç ka raportuar portali Veriu.info, ngarkesa e importuar nga Brazili ishte ndaluar në pikën kufitare pasi analizat laboratorike konfirmuan praninë e bakterit Salmonella Enterprise.

Ndonëse udhëzimet fillestare administrative parashikojnë kthimin mbrapsht ose asgjësimin e produktit të kontaminuar, rasti është trajtuar përmes procedurave alternative të lejuara me rregullore të veçanta të sigurisë ushqimore.

Gjendja u ndërlikua më tej pasi gjatë kohës sa ngarkesa qëndronte nën masat e bllokimit dhe procedurave administrative, produktit i skadoi afati i ruajtjes.

Pavarësisht refuzimit fillestar nga inspektori i terrenit për hyrjen e këtij produkti në tregun e konsumit të drejtpërdrejtë, AUV-ja ka nxjerrë vendim që lejon përpunimin termik të mishit — një procedurë teknologjike që shkatërron bakterin e salmonelës me kusht që produkti të përdoret vetëm si lëndë e parë për përpunim industrial.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tregojnë se vendimi është bazuar në normativat në fuqi që lejon trajtimin termik të mishit të kontaminuar në kushte të kontrolluara industriale, duke garantuar se produkti final nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Në anën tjetër, mbetet e hapur çështja e procedimit të produktit me afat të skaduar përgjatë procesit të trajtimit.

​Kompania “Meka” dhe AUV-ja po vazhdojnë procedurat e monitorimit të këtij stoku, derisa autoritetet kompetente nuk kanë njoftuar për ndonjë shkelje direkte që do të rrezikonte konsumatorin në tregun e hapur.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vajza dyshohet se e goditi nënën me çelësat e shtëpisë në kokë – 51-vjeçarja nga Kamenica përfundon e lënduar, denoncon rastin në Polici

Vajza dyshohet se e goditi nënën me çelësat e shtëpisë në kokë – 51-vjeçarja nga Kamenica përfundon e lënduar, denoncon rastin në Polici

Shkuan për zjarrvënie, zbuluan frikën e një 71-vjeçareje – njerka denoncon thjeshtrin për kërcënime në Klinë, ai ndalohet

Shkuan për zjarrvënie, zbuluan frikën e një 71-vjeçareje – njerka denoncon thjeshtrin për kërcënime në Klinë, ai ndalohet

Presidenti kroat Zoran Milanoviq pritet të vijë në Kosovë në fillim të dhjetorit

Presidenti kroat Zoran Milanoviq pritet të vijë në Kosovë në fillim të dhjetorit