Skuadra franceze e ka nisur furishëm takimin dhe ka kaluar në epërsi në minutën e trembëdhjetë. Desire Doue ka realizuar me goditje nga distanca, pas asistimit të Fabian Ruiz.
Vetëm dy minuta më vonë, PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë. Kësaj radhe, Doue ka qenë në rolin e asistuesit, ndërsa Ousmane Dembele ka shënuar me kokë nga afërsia për rezultatin 0:2.

Dominimi i skuadrës franceze ka vazhduar dhe në minutën e tridhjetë e dy Vitinha ka realizuar golin e tretë. Mesfushori portugez ka përfituar nga një pasim i saktë i Warren Zaire-Emery brenda zonës dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 0:3.
Me këtë epërsi prej tri golash, skuadra franceze shkon në pushimin mes pjesëve në një pozitë shumë të favorshme.
Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Burimi: RTKLive




