Nëntë efektivë të policisë kanë marrë trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se gjashtë prej tyre mbërritën në spital brenda 30 minutash.
Sipas saj, një efektiv 31-vjeçar ka pësuar dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.
Spahiu dënoi dhunën ndaj policëve dhe shprehu mirënjohje për stafin mjekësor që po kujdeset për të lënduarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Nëntë policë marrin trajtim në Traumë pas protestës, njëri me lëndime të rënda në fytyrë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




