Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të papranueshëm shënjestrimin e godinës së Parlamentit dhe institucioneve të tjera.

Përmes një reagimi publik, Peleshi ka theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike, ndërsa ka vlerësuar se dhuna dhe shkatërrimi dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.
“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme”.
Kreu i Kuvendit ka theksuar se dhuna nuk i shërben asnjë kauze dhe ka bërë thirrje që protestat demokratike të mos lidhen me aktet e vandalizmit.
“Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, shprehet kreu i Kuvendit.
Në reagimin e tij, Peleshi u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se interesat politike nuk duhet të vendosen mbi interesin e vendit.
“U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, përfundon reagimin e tij kryetari i Kuvendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënon dhunën: Shënjestrimi i institucioneve publike është i papranueshëm appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




