Protestuesit kanë mbërritur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në kuadër të protestës kundër vrasjes së grave, të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Gjatë marshit nëpër kryeqytet, protestueset kanë përcjellë mesazhe të fuqishme kundër
dhunës dhe femicidit, duke kërkuar mbrojtje për gratë, drejtësi për viktimat
dhe përgjegjësi institucionale, transmeton Klankosova.tv.
“Kush na mbron prej policisë?”, “Femicidi është urgjencë kombëtare”, “Vrasjet e grave janë urgjencë kombëtare” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar gjatë protestës./Klankosova.tv.





