Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme për aprovimin e kredive në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe gjobë në përputhje me dispozitat ligjore për dy shoqëri financiare.

Nga ministria thonë se mbikëqyrja e jashtëzakonshme u realizua gjatë tre muajve të fundit, duke vepruar sipas raportimeve të qytetarëve, me ç’rast janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
“Mbikëqyrja mbi shoqëritë financiare kryhet në përputhje me Ligjin e Shoqërive Financiare dhe aktet nënligjore, përmes monitorimit të vazhdueshëm jashtë vendit dhe kontrolleve të drejtpërdrejta. Aktivitetet e shoqërive financiare monitorohen vazhdimisht, me ç’rast vëmendje të veçantë i kushtohet parashtresave, raportimeve dhe informacioneve të parashtruara nga qytetarët, si burim i rëndësishëm i njohurive rreth punës së këtyre subjekteve dhe risqeve të mundshme për shfrytëzuesit e shërbimeve financiare”.
“Ministria e Financave shqyrton çdo parashtresë ose raportim të dorëzuar në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe në varësi të përmbajtjes dhe pretendimeve të paraqitura, ndërmerr veprimet përkatëse”, thonë nga Ministria e Financave.
Ministria i inkurajon të gjithë qytetarët që konsiderojnë se janë dëmtuar ose që kanë njohuri për parregullsi në punën e shoqërive financiare, të parashtrojnë raportime pranë Ministrisë së Financave.





