Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Protestat, UGSH dënon pengimin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Në një reagim të publikuar të shtunën, UGSH bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar ankesa dhe denoncime nga gazetarë dhe punonjës të medias për incidente të shkaktuara nga protestues dhe punonjës të policisë.

Unioni dënoi veçanërisht pengimin e gazetarit Elkier Bushkolaj nga punonjës të policisë, në zonën pranë Piramidës në Tiranë, gjatë ditës së katërt të protestave.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, në Gjirokastër, gazetarit Piro Nase, i cili po raportonte për protestën dhe tensionet pranë komisariatit të policisë, një protestues i ka dëmtuar telefonin, të cilin e përdorte për raportim.

UGSH, në solidaritet me degët e tij në Gjirokastër, Berat dhe Tiranë, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë që të tregojnë përgjegjësi më të madhe ndaj gazetarëve që janë në krye të detyrës.

Në reagim kërkohet ndëshkimi i punonjësve të policisë që pengojnë apo godasin gazetarët, si dhe i atyre që nuk ndërhyjnë kur reporterët kërcënohen nga protestues apo persona të tjerë agresivë.

Unioni thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa pengesa dhe pa rrezikuar integritetin fizik gjatë raportimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nëntë protestues dhe katër policë marrin ndihmë te Trauma, një protestues shtrohet në spital

Nëntë protestues dhe katër policë marrin ndihmë te Trauma, një protestues shtrohet në spital

Shkencëtarët: Disa planetë mund të kenë kushte më të mira për jetë se Toka

Shkencëtarët: Disa planetë mund të kenë kushte më të mira për jetë se Toka

Venezia befason Napolin

Venezia befason Napolin